Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në 116-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, kujton figurën e saj dhe vlerat universale që ajo përfaqëson.
NGA SHKUPI NË BOTË: GONXHE BOJAXHIU DHE MESAZHI SE HUMANIZMI NUK NJEH KUFIJ
Më 26 gusht 1910, në Shkup u lind Gonxhe Bojaxhiu, një personalitet jeta e së cilës la shumë gjurmë përtej qytetit të saj të lindjes.
Në 116-vjetorin e lindjes së saj, e kujtojmë para së gjithash përmes vlerave me rëndësi universale të njerëzimit, solidaritetit, dinjitetit dhe respektit për çdo njeri.
Historia e saj e jetës është edhe pjesë e historisë së Shkupit. Nga ky qytet nisi rrugëtimi i një gruaje e cila më vonë u bë e njohur në mbarë botën.
Për mua, si Ministër i Drejtësisë, kjo është një kujtesë se dinjiteti njerëzor, barazia, drejtësia dhe kujdesi për më të pambrojturit janë vlera që nuk njohin kufij, gjuhë apo ndarje.
Shkupi është vendlindja e saj. Historia e saj e jetës është pjesë e trashëgimisë botërore. Ndërsa vlerat që përfaqëson janë një mesazh për të gjithë ne.
Ta kujtojmë Shkupin jo vetëm si një qytet me histori të pasur, por edhe si qytetin prej të cilit drejt botës u nisën njerëz, veprat e të cilëve lanë gjurmë për njerëzimin.
Kujtimi i Gonxhe Bojaxhiut, sipas Shasivarit, është një mundësi për të rikujtuar se humanizmi, dinjiteti dhe solidariteti janë vlera universale që i bashkojnë njerëzit përtej çdo kufiri.
