Dje në ora 08:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rr. “Luboten” ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga fshati Brodec i Tetovës, dhe një biciklete të drejtuar nga një 75-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar biciklisti, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Tetovë.
……Dje në ora 13:00 në SPB Tetovë, një 66-vjeçar nga Tetova ka raportuar se më 27.08.2026 në rr. “Vëllezrit Milladinovi” në Tetovë, një persona nga Tetova ka sulmuar fizikisht djalin e tij 40-vjeçar, person me probleme shëndetësore dhe pengesa në zhvillim, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 19:30 në kryqëzimin e rr. “Sedek Kostoski” dhe rr. “Ilinden” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 19-vjeçar nga Gostivari. Gjatë një kontrolli në komunikacion është ndaluar një motocikletë pa targa regjistrimi, të cilën ai po e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi, gjegjësisht pa patenta shoferi. Motocikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 18:00 në DPB Gostivar është raportuar se në kryqëzimin e rrugës magjistrale Mavrovë – Rostushë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “BMV” me targa të Strumicës, i drejtuar nga një 31-vjeçar nga fshati Dorlombas i Strumicës, dhe një automjeti transportues “MAN” me rimorkio me targa të Vinicës, i drejtuar nga një 30-vjeçar nga Dellçeva. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga DPB Gostivar.
……Dje në ora 23:00 në rr. “JNA” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Gostivari. Gjatë një kontrolli në komunikacion është ndaluar një motocikletë me targa të Gostivarit, të cilën ai po e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi. Motocikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje rreth orës 20:00 në një fshat të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Stacioni Policor Tearcë, kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga ai fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se në ora 19:40 në fshat ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ai ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.85 promilë alkool në gjak. Gjithashtu, gjatë ndërmarrjes së masave ai është sjellë në mënyrë agresive dhe nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.
