Site icon Tetova Expres

SHAH:  KLUBI I SHAHUT “ANPASAN” KA SIGURUAR MBIJETESËN NË ELITË

Me dy  fitore dhe një barazim  klubi i shahut  Anpasan ka  siguruar  mbijetesën në kampionatin shtetëror  të Shahut  që para disa  ditëve  u mbajt në Strugë. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rezultat dhanë dy shahistët nga Kosova, Nderim dhe Korab Saraçi.

Klubi i Shahut Anpasan ka përmbyllur me sukses Kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, që u mbajt në Strugë duke siguruar mbijetesën në Ligën e Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut MV-së.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të kampionatit ishte barazimi i Nderim Saraçit ndaj kampionit të Evropës,  Aleksandar Inxhiq  dhe  Korab Saraçit ndaj  kryemjeshtrit  Velimir Iviq, me një ELO rreth 2600, rezultat që dëshmon nivelin dhe potencialin e lojtarëve tanë.

 “Sa i përket kampionatit të ligës së pare  të shahut në Republikën e Maqedonisë së Veriut klubi ynë mori  pjesë  ne përforcime nga Kosova, Kampionin e Kosovës  Nderim Saraçi dhe nënkampionin  Korab Saraçi . Sa që në këtë konkurrencë jashtëzakonisht të  forte Klubi I shahut  Anpasan  arriti  që të mbijetoi  në Ligën e parë “

Klubi i Shahut Anpasan  nga  5 shtatori me dy  garues  do të përfaqësohet në festivalin e shahut për Junior Liqeni i Strugës.

Advertisement

 “Aktivitet e radhës të klubit  tone nga dita e shtunë më 5 shtator  klubi I shahut Anpasan  do të  do të ketë dy garues  të rijnë të cilët do të garojnë në Strugë në manifestimin Festivali i Strugës  me mbi 6  shtete  të rajonit ku klubi  ynë do të përfaqësohet me  Korab Hajrullahin dhe  Drin Imeri“

Ky kampionat ishte vetëm një hap drejt aspiratave  të klubit  për  paraqitje  më  dinjitoze dhe suksese më të mëdha  pasi klubi I shahut Anpasan dhe tetovarët meritojnë shumë më tepër.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version