Site icon Tetova Expres

SHPALLET KONKURSI PËR FESTIVALIN E KËNGËS PËR FËMIJË “BLETËZAT 2026”

Edicioni i 32-të i Festivali i Këngës për Fëmijë “Bletëzat” këto ditë ka shpall konkurs për pjesëmarrje në edicionin e radhës “BLETËZAT 2026”.

Në këtë Festival mund të konkurojnë fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare të moshës nga 5 – 13 vjec me këngë të reja apo të pakënduara deri më tani. Sipas organizatorit Konkursi do të zgjasë deri më 30.10.2026 kurse Festivali do të mbahet në javën e parë të Nëntorit 2026.

Përndryshe Festivali i Këngës për Fëmijë “BLETËZAT” organizohet pandërprerë që nga vitit 1994 dhe është një nga Festivalet më prestigjioze për fëmijë në trevat shqiptare me pjesëmarrës të autorëve eminent dhe këngëtar të vegjël të cilët më vonë u bënë yje të estradës shqiptare si i ndjeri Shpat Kasapi, Tuna, Big Mama, etj.

Festivali është me karakter garues kurse vlerësimin e bën juria profesionale.

E veçanta e këtij festivali është se gjithmonë xhirohet nga një produksion profesional dhe transmetohet në shumë media e rrjete sociale në Shqipëri, Kosovë dhe RMV.

Advertisement

Këtë vit organizatorët presin që interesi për pjesëmarrje të jetë edhe më I madh se viteve të kaluara, vecanërisht të fëmijëve nga shkollat e Tetovës.

Organizatori I Festivalit është Mevaip Abdiu kurse selektor dhe udhëheqëse e korit Profesoresha Laurije Ibrahimi e cila që tani fillon përgatitjet për selektimin e nxënësve pjesëmarrës në korin e fëmijëve.

Festivalin “Bletëzat” këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Komunat përreth dhe donatorë të tjerë.

Inkurajojmë autorët e këngëve për fëmijë dhe arsimtarët e muzikës nëpër shkollat fillore të detektojnë talent të rinj dhe në kontakt me prindërit e tyre të krijojnë këngë të reja pjesëmarrëse në Festivalin “Bletëzat”.

Advertisement
Exit mobile version