Site icon Tetova Expres

Bayern Munich dhe Mançester United e kanë e nisur me fitore bindëse aventurën e tyre në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. duke mposhtur Bodo/Glimt 5:0 respektivisht Sabah Baku 4:0.

Në raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ekipet e mëdha i përmbushën pritshmëritë. Bayern mposhti Bodo/Glimt 5-0 pas një pjese të parë të tensionuar falë golave​​të Musiala, Kane, Davies dhe Olise (dy gola).

Mançester United gjithashtu pati një provë të lehtë, duke mposhtur Sabah 4-0 falë golave ​​të Cunha, Bruno Fernandes, Sesko dhe Lisandro Martinez. PSV e mbajti Shakhtarin në një barazim 1-1, dhe Lens fitoi në transfertë, mposhti Slavia Pragën 3-2.

Supriza e madhe e mbrëmjes në fay;n e lig;s mban emrin e Comos, që mposhti Leipzigun me rezultatin 4-1. Golat për skuadrën italiane u shënuan nga Baturina,  Douvikas, Diao dhe Perrone. Goli i vetëm për gjermanët u shënua nga Maksimoviq.

Fenerbahce dhe Roma barazuan 1:1 në xhiron e parë të fazës së ligës  . Fenerbah[e  ka kaluar në epërsi  në minutën  e 48-të me golin Brown  ndërsa  ka  barazuar Cristante në minutën e 39-të për Romën. Pas këtij barazimi  trajner  i Fenerbahçes  Ismail Kartal ka  ofruar dorëheqje , por presidenti i klubit Yıldırım ka bërë të qartë se dorëheqja nuk pranohet.İsmail Kartal është ende në krye. Klubi duhet ta mbështesë trajnerin tonë. Derisa të largohem unë, İsmail Kartal është trajneri i Fenerbahçes,” ka thënë ai.

 Dy  ndeshjet  tjera   PSV  dhe  Shakhtar  kanë  barazuar  1-1, ndërsa  Slavia e Pragës   ka  pësuar humbje  2-3  nga  skuadra e Lens.

Advertisement

Raundi i dytë në fazën e ligës të UEFA  Liga  e Kampionëve  vazhdon më 13 dhe 14 tetor.

Exit mobile version