Site icon Tetova Expres

DITA E FUNDIT E VAPËS AFRIKANE – VJEN FRONTI I FTOHTË NGA VERIU!

Territori i Maqedonisë së Veriut edhe këtë të premte është nën ndikimin e valës së vapës afrikanë, që tashmë një kohë të gjatë ka kushtëzuar që të kemi mot të nxehtë me temperatura për 6 deri 8 gradë më të larta nga mestarja për këtë periudhë të vitit.

Një front i ftohtë atmosferik nga veriu, të shtunën, më 12 shtator, do të sjellë ndryshim të madh të motit në Maqedoni. Paralajmërimi vjen nga MeteoAlarm, ku njoftohet se moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat lokalisht do të jenë të dendura dhe të rrëmbyeshme, me mbi 15 deri në 20 litra shi në metër katror. Reshjet do të shoqërohen me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi i veriut.

Lokalisht, proceset atmosferike do të jenë më intensive dhe do të shndërrohen në stuhi, të shoqëruara me reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe mundësi për breshër.

Ndryshim drastik dhe ulje të ndjeshme të temperaturave paralajmëron edhe Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Metereologët paralajmërojnë se lokalisht pritet edhe mot i lig.

Për shkak të situatës së tillë, qytetarëve u bëhet apel për kujdes të shtuar gjatë stuhive dhe shkarkimeve elektrike, duke shmangur qëndrimin në ambiente të hapura dhe veçanërisht nën pemë të vetmuara.

Advertisement

Temperaturat do të ulen ndjeshëm, për më shumë se 10 gradë. Temperaturat maksimale në vend do të lëvizin nga 26 deri në 33 gradë.

Rënia e ndjeshme e temperaturave do të ndihet edhe më shumë të shtunën në mbrëmje dhe gjatë natës së të shtunës drejt së dielës, si dhe gjatë ditës së diel, më 13 shtator.

Exit mobile version