Site icon Tetova Expres

FUTBOLLI I FEMRAVE: LUBOTENI BARAZON POR VAZHDON KRYESIMIN NË TABELË

Me ndeshjen  Luboteni – Tiverija Brera që  u zhvillua  dje  pasdite në Tetovë  u kompletua  java e  katërt e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit  të  femrave.  Java e pestë  vazhdon të dielën.

Ndeshja mes Lubotenit dhe Tiverija Brera që  u zhvillua  në stadiumin e  Qendrës sportive  në Tetovë  pas  90  minutave  lojë  cilësore  dhe me  raste  nga  të  dyja  anët  përfundoi  me  barazim  1-1.

Skuadra  mysafire e para kaloi në epërsi  me golin e Biljana  Peneska, ndërsa   vendaset  barazuan në pjesën e  dytë me  golin e  Oliveira DE Roberta  pas ridhënjes  nga këndi të Yllza Maksutit.

Pas këtij barazimi  tabelën e  kryeson  Luboteni me 10  pikë e ndjekur nga Skopje  2014  dhe  Pelisteri PRO 2026  me  nga  9 pikë

Në  xhiron e pesë  që  zhvillohet  këtë  fundjavë  takohen:  Tiverija Brera – Koçani,  Reçica – Luboteni, Vardari 2023 – Skopje 2014,  Istatov 2015 –Skopje –  Kamenica Sasa , ndërsa  ndeshja  AS United – Pelisteri PRO 2026  zhvillohet  më 17 shtator.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version