Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 10 Shtator

Dje në ora 12:35 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga fshati Vërbjan, rajoni i Gostivarit. Ai kërkohej në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodi Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

…….Dje në ora 08:00 në Stacionin Policor të Kamjanit, një 49-vjeçar nga fshati Kamjan, rajoni i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 02:00 në rrugën rajonale Bogovinë-Tetovë, është shkaktuar zjarr në dritaret ekspozuese dhe një pjese të fasadës së objektit të tij afarist. Zjarri është fikur dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje në ora 12:50 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata për t’iu ofruar ndihmë mjekësore është paraqitur një 49-vjeçar.  Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga motocikleta “Yamaha” me targa të Gostivarit në afërsi të kishës “Shën Petka” në Gostivar. Pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e ka drejtuar motocikletën pa pasur të kryer provimin e shoferit. Me udhëzim të Prokurorit Publik, motocikleta është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 12:35 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale fshati Zhelinë-fshati Shemeshovë, në afërsi të kompleksit ushtarak Erebinë, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur bar i thatë, me ç’rast pjesërisht është përfshirë edhe sipërfaqja me bar brenda kompleksit ushtarak. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është fikur nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Është kryer këqyrja e vendngjarjes nga ekipi i këqyrjes i SPB Tetovë.

……Dje në ora 15:20 në Stacionin Policor Gostivar, një 45-vjeçar nga fshati Gradec ka raportuar se rreth orës 12:45 në një kazino në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Dje në ora 18:40 në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 49-vjeçar nga Tetova. Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar një motocikletë “Suzuki” me targa të Tetovës, të cilën ai po e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se ai po e drejtonte motocikletën pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patente shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 22:25 në rrugën “Lenin” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 43-vjeçar nga Tetova sepse ka prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.28 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

…….Pas mesnate në ora 00:20 në Stacionin Policor të Kamjanit, një 24-vjeçar nga fshati Rakovec, ka raportuar se rreth orës 00:10 në një autolarje në rrugën rajonale në fshatin Pirok, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme për një vend parkimi, është sulmuar fizikisht nga një 20-vjeçar nga fshati Senakos, rajoni i Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Exit mobile version