Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: MAKEDONIJA GJ.P – KAMJANI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË PESTË

Nesër dhe  pasnesër  në  program  janë  ndeshjet e xhiros së  pestë  të sezonit vjeshtor  në Ligën e dytë. Sipari  i kësaj  jave  hapet nesr me ndeshjen  mes  Makedonija Gj.P – Kamjani me fillim në ora 16:00

 Sezoni vjeshtor  në  Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër dhe të  dielën me ndeshjet e javës së pestë. Nesër në program është vetëm ndeshja  mes Makedonija  Gj.P dhe Kamjanit . Skuadra vendase sezonin e ri nuk e ka filluar si duhet pasi në katër ndeshje  ka vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe  2 humbje duke grumbulluar vetëm 5 pikë, kundrejt Kamjnait  që ka 2  fitore , 1 barazm dhe 1 humbje me 7 pikë të grumbulluara. Pra  dy  ekipet në  këtë  takim kanë për qëllim që të dalin me rezultat  pozitiv. Klubi i futbollit  Kamjani  në këtë ndeshje   do të  jetë me  formacion të  kompletuar.

 Nga  ndeshjet  tjera  që do të zhvillohen  të  dielën  mund  të  veçohen  përballjet  mes  dy  ish  ekipeve  të Ligës  së parë Rabotniçki kundër AP Brera  dhe  Bellasica –   Teteksi.

 Nesër takohen Makedonija  Gj.P – Kamjani , ndërsa të dielën takohen: Shkupi – Pelisteri,  Novaci – Detonit Plaçkovica , Bellasica – Teteksi. Osogova – Kozhufi, , Ohri – Euromilk dhe Rabotniçki – AP Brera. Të gjitha  ndeshjet e  javës së pestë fillojnë në ora  16:00

Exit mobile version