Me ndeshjen e xhiros së pare këtë fund javë starton sezoni i ri në Ligën e tretë Perëndim ku do të garojnë 13 ekipe. Drita e Bogovinës me përgatitjet e bëra në të gjitha aspektet haptas pretendon të rikthehet atje edhe ku e meriton një rëngë më lartë.
Këtë fundjavë starton kampionati i ri në Ligën e Tretë – Perëndim , ku do të garojnë 13 ekipe nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës.
Nga rajoni I Tetovë në mesin e dhjetë ekipeve, KF Drita e Bogovinës në bazë të kushteve, përkrahjen që ka nga donatorë të shumtë, haptazi ka shpallë pretendimet për të qenë kampion i grupit dhe në kampionatin e ardhshëm të kualifikohet një rangë më lartë.
Për këto pretendime, ekipi nga Bogovina, që ka një traditë mbi 30 vjeçare, ka bërë ndërhyrje në infrastrukturë sidomos te sistemi i ujitjes, rrethojën dhe tribunat me ulëse.
Në një deklaratë për TV Koha, drejtori sportiv Safet Miftari, u zotua se KF Drita do të kthehet atje ku e meriton.
“Ne jemi munduar që pike së pari që stadiumi të ketë bukurinë e vet, me gjitha kushtet infrastrukturore më së pari .Jemi munduar që në maksimum të plotësojmë kushtet primare sa i përket terrenit, sistemit të ujitjes që të ujitet më mirë, tribunës anës veriore që e kemi furnizuar me ulëse , afro 300 e diçka ulëse, presim edhe 600 ulëse të reja që duhet të na sigurojnë nga Federata e futbollit të cilët i falënderojmë edhe pse akoma nuk kanë arritur”
KF Drita në drejtimin e trajnerit Basri Abdiju me përgatitje ka filluar para më tepër se një muaj dhe fillimin e kampionatit e pret maksimalisht e përgatitur.
“ Ne ditën e diel me Jehonën e Përshevcës presim një fitore . Mendoj që jemi shumë mirë të përgatitur dhe kemi ekip mjaft të mirë për këtë sezon , kështu që mendoj se do kemi një fitore ditën e diel“
KF Drita mbrëmë zhvilloi një seancë të rregullt stërvitore ku qartë shihej se futbollistë me padurim presin fillimin e kampionatit për t`i realizuar objektivat.
“ Jemi duke bërë përgatitje afro një muaj e gjysmë, jemi përgatit si duhet e presim ndeshjen siç duhet dhe ishalla me fitore . Synimi i KF Drita për këtë kampionat është që të inkuadrohemi në Ligën e dytë. Kemi punuar fortë dhe mendoj që do ja arrijmë qëllimit dhe në çdo ndeshje një nga një do ia arrijmë suksesit”
Ndeshja Drita – Jehona zhvillohet të dielën në ora 16:00, ndërsa në ndeshjet tjera të xhiros së parë takohen: Liria – Dobroshti, Skënderbeu – Korabi, Cetinska – Xhepçishti, Luboteni – Gradeci dhe Gostivari – Vardari i Bërvenicës.
Reçica është e lire.
SHABAN SINANI – TV KOHA

