Site icon Tetova Expres

LSDM-ja PROPOZON PAGË MINIMALE PREJ 600 EUROSH

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit sot në Kuvend ka dorëzuar Propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale në 600 euro, përkatësisht 36.960 denarë.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se në këtë mënyrë do t’u mundësohet punëtorëve të kenë një jetë dinjitoze dhe të mbulojnë shpenzimet bazë.

 “Paga minimale aktualisht është 26.000 denarë. Në këtë situatë krize, me çmimet e larta të karburanteve, që tashmë kalojnë 100 denarë për litër, dhe me rritjen e çmimeve të karburanteve për 50 për qind që nga fillimi i këtij viti, është krijuar një spirale e rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve, veçanërisht të produkteve ushqimore. Kjo ka rritur edhe vlerën e shportës së konsumit”

Ai shtoi se paga minimale është absolutisht e pamjaftueshme për një jetë të mirë dhe dinjitoze, veçanërisht për punëtorët, duke theksuar se mbi 70 për qind e tyre jetojnë me të ardhura mes pagës minimale dhe pagës mesatare në vend.

“Në kushtet kur shporta minimale sindikale është afër 70.000 denarëve, nëse kësaj i shtohen shpenzimet për qira ose kësti i kredisë për banesë, shuma arrin në 90.000 e madje edhe mbi 90.000 denarë. Paga minimale aktuale mbulon vetëm 37 për qind të shpenzimeve totale, nëse përjashtohen qiraja ose kredia për banesë, ndërsa vetëm 31 për qind nëse familja paguan qira ose ka kredi për banesë”

Advertisement

Filipçe shtoi se LSDM-ja për herë të tretë propozon që paga minimale të jetë 600 euro, pasi pushteti e ka refuzuar këtë propozim dy herë.

Exit mobile version