Site icon Tetova Expres

Mickoski: Shfuqizimi i aktgjykimit për Llaskarcin është zhgënjim, por nuk do të heqim dorë nga drejtësia

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me shfuqizimin e aktgjykimit nga Gjykata Supreme për tragjedinë në Llaskarcë, aksidentin në të cilin humbën jetën 16 persona, deklaroi:

„Shikoni, ata janë recidivistë dhe mbetje, një pjesë e vogël e Qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së. Dhe kjo është përpjekja e fundit për mbrojtjen e asaj Qeverie dhe të njerëzve që ishin pjesë e asaj Qeverie.

E shihni se si luftojnë me ngulm, i amnistojnë. I tillë ishte rasti me spitalin modular, kështu është edhe tani me Llaskarcin.

Kemi tridhjetë viktima, kemi shumë njerëz që kanë invaliditet të përhershëm, por, për fat të keq, kjo nuk është arsye e mjaftueshme që këta pak gjykatës dhe prokurorë të mbajnë anën e drejtësisë. Megjithatë, ata vazhdojnë të jenë shërbëtorë besnikë të atyre që i kanë emëruar në të kaluarën.

Dhe ky është edhe një zhgënjim tjetër, jo vetëm për mua, por në përgjithësi edhe për qytetarët.

Advertisement

Për fat të keq, këta pak gjykatës i kontaminojnë të gjithë ata gjykatës dhe prokurorë të ndershëm që janë pjesë e sistemit tonë të drejtësisë.

Por është mirë që, kur bisedoj me kolegët e mi nga Bashkimi Evropian, t’i ndjekin këta shembuj dhe të shohin, kur flasim për sistemin e drejtësisë, me kë kemi të bëjmë dhe me kë, në thelb, kemi sfidën për t’u përballur.

Ndonjëherë kam edhe ndjesinë se po luftojmë me mullinj me erë, sikur e gjithë kjo të jetë një betejë Donkishoteske. Ju i ndiqni, i burgosni, ndërsa ata i lirojnë, njerëzit për të cilët ekziston dyshim i bazuar, përkatësisht aktgjykim i formës së prerë.

Dhe si pasojë e mënyrës se si ata punojnë së kemi dhjetëra të vdekur, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Për ta kjo nuk do të thotë asgjë, sepse nga ai që i ka emëruar, nga padroni i tyre, nga shefi i tyre, kanë marrë një urdhër të tillë.

Ky është një zhgënjim i madh. Por këtu nuk heqim dorë dhe nuk do të dëshpërohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë, drejtësia në fund duhet të fitojë në fund dhe do të fitojë.“

Advertisement
Exit mobile version