Site icon Tetova Expres

FORUMI RINOR I BDI-së: TË DORËHIQET MINISTRI SHASIVARI!

Forumi Rinor i BDI-së, para Ministrisë së Drejtësisë, kanë shprehur revoltën ndaj deklaratës së djeshme të Ministrit të Drejtësisë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, një deklaratë e tillë, nga një ministër që duhet të jetë garant i sundimit të ligjit dhe i respektimit të drejtësisë, është e papranueshme dhe shqetësuese. Forumi Rinor i BDI-së, kërkon që Ministri Jeton Shasivari ta tërheq këtë deklaratë dhe të dorëhiqet.

YLLI PAÇUKU – BDI – E para, kërkojmë nga Ministri i Drejtësisë që menjëherë ta tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë publikisht falje për qëndrimin e shprehur.

E dyta, kërkojmë nga krerët e VLEN-it, të cilët e kanë sjellë këtë ministër në këtë detyrë, një distancim të qartë, publik dhe pa ekuivok nga deklarata e tij. Heshtja përballë një deklarate të tillë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si pajtim me të.

E treta, duke pasur parasysh peshën e funksionit që ushtron dhe papërgjegjshmërinë e treguar në deklarimin e tij, kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë.

Drejtësia nuk mund të jetë selektive.
Institucionet nuk mund të përdoren për të fyer historinë dhe sakrificën e një populli.
Dhe ministri që drejton sektorin e drejtësisë duhet të jetë i pari që respekton standardet e drejtësisë.

Advertisement

Ne nuk do të heshtim përballë deklaratave që cenojnë dinjitetin e shqiptarëve dhe përpiqen të relativizojnë të vërtetat historike.

Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë distancim. Kërkojmë tërheqjen e deklaratës. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit.

I bëjm thirje komunitetit akademik që të distancohen nga Jeton Shasizvari dhe qendrimet e tij

Ky është mesazhi ynë sot, qartë dhe pa ekuivok, nga para Ministrisë së Drejtësisë.

Advertisement
Exit mobile version