Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: KATËR NDESHJE, KATËR BARAZIME NË JAVËN E SHTATË

Katër ndeshje  të javës së 7-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë  të futbollit përfunduan  me barazime  ku  u regjistruan 18 gola . Shkëndija vazhdon  kryesimin me 16 pikë, para  Struga Trim Lum me  14 dhe Tikveshi me 12 pikë.

Spektakël në Kumanovë: Bashkimi dhe Vardari barazojnë në një ndeshje me gjashtë gola  dhe  shumë raste  të dështuara

Baskimi dhe Vardari luajtën pa fitues 3-3 në ndeshjen e vetme të ofertës së sotme nga xhiroja e 7-të e sezonit të ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Autor të  golave  për vendasit ishin  Ismaili, Da Silva dhe  Saiti, ndërsa  për Vardarin  shënuan  Babunski dhe  Zakariq  dy gola.

Pas  kësaj  ndeshje   Bashkimi me  4 pikë mbanë pozitën e para  fundit, ndërsa Vardari me  11 pikë është në pozitën e katërt.  Pas  fitores  kundër Skopjes  dhe barazimit me Vardarit, Bashkimi po  stabilizohet  dhe  po e  tejkalon krizën por kjo pritet të shihet në ndeshjet e radhës të kampionatit

Advertisement

Ndeshja e katërt e javës së shtatë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut përfundoi pa fitues, pasi Sileksi dhe Bregallnica barazuan 2:2 në Kratovë.  Për  vendasit shënuan HaxhiKimov autogol  dhe  Mishov, ndërsa  për Bregallnicën  shënuan Stojanov dhe Masko.

Sileksi mbetet i gjashti me 8 pikë, po aq sa Arsimi, ndërsa Bregallnica në pozitën e tetë ka një pikë më pak.
Shaban SInani – TV Koha
Exit mobile version