Një gjest sportiv dhe emocional ka prekur zemrat e futbolldashësve në terrenet e Ligës së Tretë.
Opinioni sportiv por edhe I gjithë vendi u trondit nga lajmi tragjik për vdekjen e 21-vjeçarit, Daniel Nikolovski.
Ramadan Sherifi i cili e shënoi për KF Drita në duelin e xhiros së parë kundër Jehonës së Përshefcës që përfundoi me rezultatin 7:1, golin ia dedikoi futbollistit 21-vjeçar Daniel Nikolovskit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku. I ndjeri këtë verë iu bashkuar skuadrës së Dritës nga Bogovina.
Gjesti i Sherifit ka bërë jehonë të madhe në vend duke dëshmuar edhe një herë se sporti bashkon njerëzit.
Talenti nga Tetova humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në drejtimin rrugor Mavrovë – Gostivar. Paraprakisht kishte luajtur për Teteksin, skuadrën gjermane Relingen dhe atë kroate Vitez nga Zara.
