Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi ish lojtare Shkëndijës së Tetovës , Rabotniçkit si dhe anëtare standard e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe dy sezone të kaluara në ekipin Nove Mesto të Sllovakisë, ajo tani më kontratë një vjeçare zyrtarisht është pjesë e ekipit kampion Sllovan Bratislava
Për volejbollisten 25 vjeçare nga Tetova kalimi te skuadra kampione e Sllovakisë është një sfidë e radhës në karrierën e saj shumë të suksesshme/ Erjona thotë se në klubin e ri është pritur shumë mirë “Fillimi me ekipin e ri ka qenë shumë pozitiv. Jam pritur shumë mirë si nga klubi dhe bashkëlojtaret, ashtu edhe nga publiku. Ende jemi në fazën e përshtatjes dhe njohjes si ekip, por ndihem shumë mirë dhe jam e motivuar për sezonin që na prêt” tha Erjona Jonuzi
Aktualisht kampionia në fuqi I Sllovakisë në pritje të sezonit të ri është duke u përgatitur pëe sfidat që e presin në kampionatin 2026/2027 ku pretendimet mbete mbrojtja e titullit
“Sezoni fillon në tetor, tani jemi në fazën përgatitore dhe po luajmë ndeshje miqësore dhe turne përgatitorë” tha Erjona Jonuzi
Kujtojmë se si pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë Veriut Erjona Jonuzi ishte pjesë e ekipet në Lojërat Mesdhetare në “Taranto 2026” ku garoi në grupin B dhe I rendit e katërta me vetë një fitore. Por për Erjona Jonuzin vetë pjesëmarrja Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe e veçantë pasi të mbrosh ngjyrat e vendit gjithmonë është krenari për çdo sportiste
SHABAN SINANI – TV KOHA
