Site icon Tetova Expres

ZGJEDHJET NË BËRVENICË: GJASHTË KANDIDATË SYNOJNË KREUN E KOMUNËS!

Skadoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjithsej janë dorëzuar gjashtë kandidatura – katër nga koalicionet dhe dy nga grupe zgjedhësish.

Për postin e kryetarit do të garojnë Jovica Radeski, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Jakup Useini nga VLEN-i, Stojanço Radicheski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe kandidatët e pavarur Arife Idrizi dhe Dushan Bogdanovski.

Listat e dorëzuara të kandidatëve mund të refuzohen për shkak të dorëzimit me vonesë, në përputhje me afatet e përcaktuara për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, ose nëse Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konstaton parregullsi apo mangësi që parashtruesi i listës nuk i ka korrigjuar brenda afatit prej 48 orësh.

Listat e konfirmuara të kandidatëve për kryetar të Komunës së Brvenicës do t’i dorëzohen KSHZ-së, e cila do të përcaktojë renditjen në listën e kandidatëve dhe listën e vetme të kandidatëve.

Advertisement

Hedhja e shortit për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve do të zhvillohet nga KSHZ-ja më së voni deri më 23 shtator 2026.

Zgjedhjet e parakohshme lokale në Brvenicë janë caktuar për 18 tetor 2026. Ato mbahen pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Brvenicës, Јоvica Ilievski, i cili ndërroi jetë më 23 qershor, në moshën 58-vjeçare.

Exit mobile version