Një fitore e ekipit vendas dhe katër të ekipeve mysafire me 24 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së pestë në Ligën e parë të futbollit për femra. Luboteni vazhdon të kryeson me 13 pikë.
Kampionati në Ligën e parë të futbollit të femrave ka vazhduar fundjavën që e lamë pas me ndeshje e xhiros së pestë.
Në këtë xhiro ekipet favorite nuk kanë lejuar asnjë befasi përkundrazi kanë regjistruar fitore të thella.
Lideri në renditjen e tabelës Luboteni ka shënuar fitore 8-2 në transfertë me ekipin e Reçica nga Kumanova.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer futbollistja strugane Yllza Maksuti me 5 gola të shënuara.
Në ndeshjet tjera të javës së pestë janë regjistruar këto rezultate: Tiverija Brera – Koçani 8-1, Vardari 2023 – Skopje 2014 0-1, Istatov 2015 Skopje – Kamenica Sasa 1-3, ndeshja AS United – Pelister Pro2026, luhet më 17 shtator.
Tabelën e kryeson Luboteni me 13 pikë, para Skopje 2014 me 12 pikë dhe Tiverija Brera me 10 pikë.
