Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 14 Shtator

Dje në ora 19:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 27-vjeçar nga fshati Reçicë e Madhe, rrethina e Tetovës. Paraprakisht, një 22-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:50 në një qendër tregtare në Tetovë, ai e ka kërcënuar, ndërsa më vonë me familjen e saj kanë shkuar para shtëpisë së tij për të biseduar me prindërit e tij, me ç’rast ai e ka sulmuar fizikisht atë, nënën e saj 50-vjeçare dhe axhën e saj 48-vjeçar ndërsa sulmit i janë bashkuar edhe nëna dhe tezja e tij. Sipas denoncimit, ai ka dëmtuar edhe automjetin e saj të pasagjerëve “Volksvagen Golf” me targa të Tetovës dhe telefonin e saj celular. 27-vjeçari është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

……Dje në ora 12:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 65-vjeçar nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 62-vjeçare se natën e kaluar rreth orës 21:00 në shtëpinë e tyre, ai e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime. Gjithashtu, është denoncuar se ai në periudhën e kaluar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tyre 49-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 16:30 në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga Gostivari. Paraprakisht, një 41-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se para dhjetë ditësh i ka dhënë në shfrytëzim për disa ditë automjetin e tij “Volksvagen Golf”një  personi nga Gostivari, pas së cillit personi ka ndaluar së përgjigjuri në telefon dhe nuk e ka kthyer automjetin. Automjeti është gjetur te një person tjetër, i cili ka deklaruar se e ka blerë nga personi nga Gostivari  dhe se i ka dhënë një pjesë të parave, por nuk kishin kontratë shitblerjeje. Automjeti është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

……Dje në ora 10:50 në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 36-vjeçar  nga Tetova. Gjatë kontrollit të komunikacionit është ndaluar automjeti motorik I pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi (patente shoferi). Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.

……Dje  në ora 22:00 në fshatin Sellarcë e Epërme, rrethina e Tetovës, zyrtarët policorë nga Njësia Policorr Kamjan kanë privuar nga liria një 43-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili drejtonte automjetin motorik të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës gjatë kohëzgjatjes së masës aktive “ndalim për drejtim mjeti”. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj personit do të pasojë kallëzimi përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Advertisement

……Pas mesnate  në ora 02:40 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar  nga fshati Saraqinë, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit është ndaluar automjeti motorik i pasagjerëve “Renault Megane” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,02 promil alkool në organizëm. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 14:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë-fshati Strimnicë, rrethina e Tetovës, një 46-vjeçar nga fshati Falisht, rrethina e Tetovës, duke drejtuar një motocikletë me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe me motocikletë ka dalë nga rruga. Në aksident ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë.

……Dje në ora 20:40 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 41-vjeçar nga Gostivari dhe një 35-vjeçar nga Manastiri. Ata paraprakisht rreth orës 20:00 në rrugën “Ilinden” kanë sulmuar fizikisht një 43-vjeçar nga fshati Llakavicë dhe i kanë shkaktuar lëndime. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

…….Pas mesnate në ora 00:20 në DPB Gostivar, një 19 dhe 20-vjeçar kanë denoncuar se më 14.09.2026 rreth orës 22:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar janë sulmuar fizikisht nga disa persona, prej të cilëve një pjesë i njihnin, dhe të cilët gjatë sulmit kanë drejtuar kërcënime me një mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 40-vjeçar nga fshati Xhepçisht, rrethina e Tetovës, ka denoncuar se në një objekt hotelerie në fshatin Reçicë, djali i saj i muitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur 16-vjeçarë nga fshati Gjermë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

……Dje në ora 10:00 në SPB Tetovë, një 56-vjeçar nga fshati Palçisht i Epërm ka denoncuar se ditët e kaluara disa persona të cilët i njeh kanë ushtruar presion dhe me kërcënime kanë kërkuar pagesën e një shume të madhe të hollash dhe automjete nga djali i tij, në lidhje me një marrëveshje për hapësirë afariste në Tetovë. Sipas denoncimit, pas kërcënimeve të bëra, nga data 13.09.2026 djali i tij është i pakapshëm dhe nuk mund të vendosë kontakt me të. Është njoftuar Prokurori Publik nga PTHP Tetovë dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personit.

……Dje në ora 11:00 në Njësinë Policore Rostushë, nga Shtëpia e Shëndetit Rostushë është denoncuar se tek ata për t’i ofruar ndihmë është sjellë një 61-vjeçar nga fshati Rostushë. Sipas denoncimit, ai është vetëlënduar ndërsa kryente aktivitete pune pranë xhamisë në fshatin Jançe. Po punohet në zbardhjen e rastit.

Exit mobile version