Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA E HARAÇINËS SURPRIZA E KËNDSHME E KAMPIONATIT!

 Me ndeshjen  Shkëndija e Haraçinës  – Skopje u kompletua  java e shtatë e cila  solli një fitore për  ekipin  vendas dhe katër barazime me  gjithësejt  19 gola të shënuar. Me  tre  pikët e djeshme  Shkëndija e Haraçinës ngjite në vendin e tretë me  13 pikë.

Me  fitoren  1-0  kundër Skopjes  në ndeshjen e  fundit të javës së shtatë  në Ligën e parë të  futbollit vendor  Shkëndija e Haraçinës  tani me 13  pikë është ngjitur në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit pas Shkëndijës së Tetovës me  16 pikë dhe Struga Trim Lum me 14.

Shkëndija e Haraçinës dje shënoi një fitore  të vështirë por me peshë të madhe kundër Skopjes , ku autor i golit të vetëm ishte Dashmir Elezi i cili në minutën e 87 të lojës shënoi për fitoren e vendasve.

Fitorja solli  shumë gëzim tek tifozët vendas të cilët me siguri do të jenë në numër shumë më të madh në  ndeshjen e xhiros së tetë kundër Vardarit .

Pas ndeshjes ndihmës  trajneri  Burim Sadiki tha se pas dy fitoreve radhazi në transfertë ishte radha  të shënojnë  fitore edhe  stadiumin e Çairit para  tifozëve  vendas.

Advertisement

“Pas  dy fitoreve radhazi në terren  mysafirë ishte  koha  që ta shijojmë fitoren e parë si vendas. Ndeshja ishte e vështirë e kishim parasysh këtë aspekt  pasi që  gjithë javës kemi përgatit  ekipin që do të jetë vështirë do të jetë ndeshja  rëndë ku ne  do ta dominojmë topin.  Ashtu ishte edhe  gjatë gjithë ndeshjes , në pjesën e parë patëm disa vështërsi  të cilat në pjesën e dytë i mënjanuam. Pjesa e dytë ishte  thuajse perfekt , dominim total  arritëm të bëjmë disa aksione të bukura  dhe çka ishte më e bukura  goli erdhi fare në fund. Një gëzim për ne. Vazhdojmë këtë rrugëtim  prej tre fitoreve   tash na pret një periudhë më të qetë”  deklaroi ndihmës trajneri Burim Sadiki

Për Haraçinasit  ishte kjo fitorja e katër sezonale në 7-të xhirot e zhvilluara  ku kanë edhe një barazim dhe  dy  disfata. Në xhiron e tetë  Shkëndija e Haraçinës është mysafire e Vardarit.

Në xhiron e tetë takohen: Shkëndija – Bashkimi, Sileksi – Tikveshi,  Bregallnica – Skopje,  Vardari – Shkëndija e Haraçinës  dhe Struga Trim Lum – Arsimi.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version