Më 15.09.2026 në orën 22:05 në lagjen ,,Pitarnica” të Gostivarit, zyrtarët policorë nga SP Gostivar kanë arrestuar personin S.SH.(22) nga Gostivari. Ai kërkohej me fletëarrest në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti për veprën penale të kryer „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ sipas nenit 215 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
…….
Më 15.09.2026 në orën 10:40 në SP Gostivar, personi M.A.(45) nga fshati Banjicë e Poshtme, rajoni i Gostivarit, ka raportuar se më 14.09.2026 rreth orës 23:00, personi G.SH. në një bisedë telefonike ka kërcënuar djalin e saj 17-vjeçar. Sipas raportimit, shkak ka qenë një përleshje e mëparshme fizike mes fëmijëve të tyre. Siç është raportuar, G.SH. e ka thirrur djalin e saj në rrugën „Beliçica“, ndërsa pasi kanë arritur, G.SH., dy djemtë e tij dhe dy persona të tjerë me përdorim të forcës e kanë marrë atë dhe shokun e tij B.E. në një objekt në ndërtim e sipër dhe i kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast G.SH. ka përdorur një rrip dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen e rrastit.
……
Më 15.09.2026 në orën 17:30 në SPB Tetovë, një grua 55-vjeçare nga Kosova ka raportuar se është mashtruar nga personi H.I. nga Tetova. Sipas raportimit, para një viti e gjysmë ai i ka ofruar për shitje një automjet udhëtarësh „Audi“, me ç’rast janë dakorduar të paguajë një pjesë të parave përmes transferit të shpejtë të parave në emër të motrës së tij. Siç është raportuar, ajo i ka paguar paratë më 03.09.2026, pas së cilës personi ka ndërprerë komunikimin me të dhe ajo ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rasteve.
…….
Më 15.09.2026 në orën 22:45 në rrugën „Ilinden“ në Gostivar, zyrtarët policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin B.A.(29) nga fshati Çegran, rajoni i Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhur e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
……
Më 15.09.2026 në orën 23:30 në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin B.K.(52) nga ai fshat, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare se në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, ka derdhur kafe të nxehtë në të, me ç’rast ajo ka pësuar djegie. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 15 Shtator
