Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash, mashtrim, falsifikim të librave afaristë dhe shmangie të tatimit. Sipas hetimit, pronari i një kompanie nga Shkupi, D.K., në vitin 2022 ka lidhur kontratë me një kompani sllovene për shitjen e binarëve hekurudhorë, në vlerë prej mbi 21 milionë denarësh.
Ai ka marrë parapagim prej 283 mijë eurosh, por nuk i ka dorëzuar binarët dhe as nuk i ka kthyer paratë. Më pas, rreth 16.7 milionë denarë janë transferuar përmes një fature fiktive për gjoja blerjen e këmbëve të pulës, ndërsa paratë kanë përfunduar në llogarinë e një personi tjetër. Policia dyshon se paratë më pas janë konvertuar në valutë, tërhequr në “cash” dhe përdorur për blerjen e një automjeti. Gjithashtu dyshohet për fshehje të transaksioneve dhe shmangie të tatimit prej rreth 1.9 milionë denarësh
