Site icon Tetova Expres

VERDIKTI I HAGËS: REAGOJNË KRERËT POLITIK SHQIPTAR!

Asnjë verdikt nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës, shkruan Kryeparlamentari Afrim Gashi në Facebook.

Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon. Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon. Andaj, sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre –thuhet në postimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Vendimin e sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, sipas Ali Ahmetit, është një vendim që I padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes. Ai beson se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.

Shpreh keqardhje të thellë për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka qenë reagimi i bashkëkryetarit të VLEN-it dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit

Ky është një vendim i rëndë për katër njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës dhe që sot vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre. Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta çlirimtare në Kosovë është pjesa më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.  Presim që Apeli ta rishqyrtojë dhe ta rrëzojë këtë vendim.Në këto momente, mendimet e mia janë me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që e përjetojnë këtë ditë me dhimbje, shkruan Bilall Kasami në Facebook.

Advertisement

Vendimi i sotëm i Hagës për krerët e UÇK-së është zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin tone, thotë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër, mbrojtëse dhe të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet. Historia e lavdishme e popullit tonë nuk mund të tjetërsohet, as të njolloset me vendime që i shërbejnë padrejtësisë e jo të vërtetës. Beteja për historinë e vërtetë dhe për drejtësi meriton dhe duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj. Jo dënimit të UÇK-së në emrin tonë! – shkruan Izet Mexhiti në Facebook.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tani deputet i Aleancës, e ka cilësuar si “të papranueshëm” dhe “të padrejtë” aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi dhe për vazhdimin e betejës ligjore në shkallën e dytë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar shkurt e shiqp – “Marre”.TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version