Pesë shtetas të huaj janë ndaluar gjatë një aksioni të përbashkët të policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës në Gostivar.
Kontrollet janë zhvilluar në tre objekte në rrugën “Mara Ugrinova”, ku janë konstatuar tre shtetas nga Shqipëria dhe dy nga Turqia, të cilët qëndronin dhe punonin në vend pa dokumentacionin dhe lejet përkatëse.
Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rastit, ndaj personave të ndaluar do të ndërmerren masat ligjore në përputhje me rregulloret në fuqi.
