Me ndeshjet Shkëndija – Bashkimi dhe Silkesi – Tikveshi , nesër me fillim në ora 16:00 hapet sipari i javës së tetë në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë sfidën me Bashkimin do ta zhvillojnë në stadiumin e qytetit në Gostivar.
Të premten në program janë sfidat Shkëndija – Bashkimi dhe Sileksi –Tikveshi. Ekipi kuqezi shkaku i rindërtimit të stadiumit në Tetovë ndeshjet e para të sezonit të ri në cilësinë e vendasit i ka zhvilluara në terrenin e Qendrës stërvitore të FFM-së në Shkup, por ndeshjen e radhës si vendas kundër Bashkimit do ta zhvillojë në Gostivar.
Ekipi kuqezi ndeshjen me kumanovarët e pretë pas disfatës kundër Tikveshit 1- 3 dhe barazimit me Arsimin 2-2. Sfida e radhës është Bashkimi i Kumanovës ekip e cila në dy ndeshjet e fundit ka paralajmëruar se e tejkalon krizën sidomos pas fitores kundër Skopjes 1-2 dhe barazimit me Vardarin 3-3.
Në ndeshjen kundër Bashkimit në Gostivar Shkëndija pritet të paraqitet me formacion të kompletuar.
Kapiteni Besart Ibraimi tha se skuadra është në mini-krizë duke fituar një pikë në dy ndeshjet e fundit, por shpreson se kjo krizë tashmë do të tejkaohet.
‘’ Të them të drejtën me Tikveshin menduam dhe besoj se ishte një ndeshje e rëndësishme por tash u përsërit edhe me Arsimin mund të them që është një mini krizë e jona. Po besoj që çdo ekipi i ndodhin të njëjta situata. E rëndësishme është që ne këtë javë kemi punuar mirë jemi përgatit për këtë ndeshje edhe shpresojmë që të përgjigjemi në fushë ‘’ deklaroi kapiteni Besatrt Ibraimi
Sa i përket ndeshjes së nesërme , kapiteni Ibraimi flet me respekt për Bashkimin por thotë se tre pikët do t`i takojnë Shkëndisë.
‘’ Po të them të drejtën se ne e respektojmë Bashkimin . E dimë që në ndeshjen e fundit me Vardarin luajtën 3-3 në fushën e vetë. Por nëse ne jemi në nivelin ku duhet të jemi besoj që nuk do kemi problem.‘’ tha kapiteni Besart Ibraimi
Skuadra e Sileksit pasi disa dështimeve në katër xhirot e fundit radhazi, nesër para tifozëve vendas ka rastin që kundër Tikveshit të dëshmon se kriza e rezultateve ka marrë fund apo do të thellohet edhe më tej kur dihet se ekipi nga Kavadari është në formën e shkëlqyer.

