Nesër me fillim në ora 20:00, në terrenin e kampit stërvitor të FFM-së do të zhvillohet ndeshja e tretë e xhiros së tetë mes Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës. Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve.
Java e tetë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë vazhdon edhe nesër me një super ndeshje mes kampionit në fuqi Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës që është surpriza më e këndshme e kësaj pjese të sezonit vjeshtor.
Trajneri i Shkëndisë së Haraçinës Berat Imeri për TV koha tha se pikërisht për këtë ndeshje të rëndësishme janë përgatitur maksimalisht dhe presin rezultat pozitiv.
‘’Neve na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin tonë. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. E respektojmë kundërshtarin por ne atje do të shkojmë për rezultat pozitiv, i dimë aftësitë tona, e dimë kualitetin e ekipit tonë do ti marrim ndeshjet një nga një. Kemi përgatit në fakt ndeshjen mirë me qetësi. I dimë armët e forta të kundërshtarit , dhe ajo e cila është më rëndësishme djemtë të japin maksimumin dhe të jenë të qetë dhe besoj që do të nxjerrim një rezultat pozitiv‘’ deklaroi trajneri Berat Imeri
Përkundër faktit se interesimi për të ndjekur dhe përkrahur ekipet e tyre, tifozët nuk do të kenë mundësi ta ndjekin shkaku se loja është vendosur të zhvillohet pa praninë e publikut.
‘’ Ndeshja do luhet pa tifozë për arsye se Vardari është i dënuar , kështu që edhe tifozët tanë ÇLIRIMTARËT nuk do të jenë po as tifozët e vardarit nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje. Por kjo nuk besoj të jetë edhe pse ne jemi shumë dhe kemi mbështetje të madhe nga tifozët tanë sidomos në këtë ndeshjen e fundit kundër Skopjes ÇLIRIMTARËT ishin mjaftë, mjaftë të rëndësishëm për suksesin tonë. Poe ne jemi të përgatitur edhe këtë ndeshje që edhe pa tifozë të nxjerrim maksimumin nga kjo lojë‘’ tha trajneri Berat Imeri.
Java e tetë vazhdon të hënën në ora 16:00, me ndeshjen Struga Trim Lum – Arsimi , ndërsa mbyllet me 23 shtator me fillim në ora 18:00 me ndeshjen Bregallnica – Skopje.
