Më 17.09.2026 në orën 12:00 dhe 14:50 në fshatin Poroj të Tetovës dhe në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat S.K.(27) nga fshati Poroj dhe A.C.(19) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra të kryera penale „vjedhje e rëndë“ sipas nenit 236 të Kodit Penal. S.K. dyshohet se natën e 15/16.09.2026 me përdorim të forcës ka hyrë në një objekt shitës në Tetovë, pronë e I.O.(52) dhe ka marrë para dhe disa produkte. Ndërsa, Sh.A.(55) nga Tetova ka denoncuar se A.C. me kërcënim i ka marrë para djalit të saj të mitur. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të vijojnë parashtresat përkatëse.
……Më 17.09.2026 në orën 17:45 në lagjen ,,Tullana” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin B.A.(26) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.A., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më 17.09.2026 rreth orës 19:55 në rrugën „Ilinden“ në Gostivar, zyrtarët policorë kanë kryer kqyrje në vendngjarje të një aksidenti trafiku ku ka marrë pjesë një automjet motorik udhëtarësh „Smart“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.F.(22) nga fshati Çegran. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është privuar nga liria dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
…….Më 18.09.2026 në orën 00:10 në rrugën „Todor Cipovski Merxhan“ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(34) nga Tetova, i cili është kapur duke drejtuar automjetin motorik udhëtarësh „Volkswagen Golf“ me targa të Shkupit pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më 17.09.2026 në orën 23:50 në rrugën „146“ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Tetova sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa.
……Më 17.09.2026 në orën 23:10 në Stacionin Policor Rostushë është denoncuar se në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin e quajtur Udhëkryqi i Manastirit, punonjësja A.K.(27) nga Dibra ka rënë nga një mur me lartësi prej rreth dy metrash afër hyrjes ndihmëse. Ajo është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore, ndërsa këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.
……Më 17.09.2026 në orën 23:50 në DPB Gostivar, A.S.(22) nga fshati Çegran, i Gostivarit, ka denoncuar se rreth orës 21:30 në bulevardin „Vëllezërit Gjinoski“ është sulmuar fizikisht nga M.S. nga Gostivari dhe tre persona të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
…….Më 18.09.2026 në orën 00:30 në SPB Tetovë është denoncuar se natën e mëparshme rreth orës 22:50 në një bastore sportive në rrugën „Ilinden“ në Tetovë, një mashkull me kërcënim thike, i ka marrë para punonjëses dhe është arratisur. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
