Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: NESËR  ZHVILLOHET JAVA E GJASHTË E KAMPIONATIT

Dy skuadrat tetovare Kamjani dhe Teteksi nesër janë nikoqire  të ekipeve   Detonit Plaçkovica  gjegjësisht  Osogovës  në kuadër të javës së gjashtë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë. Të  gjitha ndeshjet  luhen  nesër me fillim në ora 15:45.

 Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së dytë të  futbollit vendor do të zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit vjeshtor, ku në program janë disa ndeshje tejet tërheqëse dhe të pa parashikueshme. 

 Një ndeshje interesante  pritet të zhvillohet  në Kamjan aty ku ekipi vendas për kundërshtarë ka ekipin Detonit Plaçkovica nga Radovishi.

 Vendasit në këtë ndeshje  vijnë pas  disfatës me Makdedonija Gj.P  javën e kaluar.

 “Tani vijmë prej një humbje prej ndeshjes me Makedonija Gj.P. Një humbje e pa merituar e ekipit luajtëm mire, mirëpo me një gol të pranuar  në fund të ndeshjes nuk arritëm të marrim ar që deshëm në Shkup.  Pa diskutim se do të shkojmë në fitore  do të  sulmojmë prej  minutës së parë. Na duhen këto pikët shumë. Çdo pike tani është e rëndësishme  shumë për ekipin . Edhe kishim një ecuri të mire disi kjo ndeshja e  fundit na  prishi pak edhe atmosferën  edhe at disponimin pas asaj fitores që kishim në shpi. Kështu që  me shumë optimizëm mendoj se nesër ekipi do të paraqitet mire, kemi folur i kemi diskutuar të gjitha gjërat.  Sot nesër do ti finalizojmë të gjitha detyrat i kemi për ndeshjen”,  deklaroi trajneri Burhan Emurllai

Advertisement

 Kjo ndeshje ka një rëndësi  të veçantë për trajnerin Burhan Emurllai pasi menjëherë pas takimit  do të përshëndetet me ekipin pasi do të jetë në ekipin Gabala të Azerbejxhanit bashkë me trajnerin Jeton Beqiri.

 Ai për TV Koha tha se puna  dy mujore në këtë klub i ka  dhënë  përvojë shumë pozitive  

 ”Pa diskutim se është një përvojë shumë pozitive, kam takuar dhe jam njohur me njerëz shumë dashamirës edhe të të futbollit edhe me shumë respekt ndaj meje. Më kanë dhënë ngrohtësinë të ndihem si në  shtëpinë time , si me qenë prej shumë vitesh në Kamjan . Kemi pasur kushte të mira  kemi punuar me qetësi me respekt  edhe ndaj ekipit. Edhe shumë falënderime  ndaj ekipit, shumë falënderime edhe nga kryesia e klubit  për çdo  gjë që e kemi kaluar. Çdo problem e kemi zgjidhur  me shumë korrektësi, Edhe  pse s’kemi pasur  probleme  kemi punuar me qetësi , kam pasur përkrahjen maksimale edhe është ndeshja e fundit për fat t keq. Tani jam i lumtur jam që largohem edhe s’jam i lumtur që largohem se jam afruar shumë me klubin edhe me njerëzit që janë rreth klubit “ – deklaroi  Burhan Emurllai.

 Në  stadiumin e Qendrës sportivë  në Tetovë skuadra e Teteksit është  nikoqire e  Osogovës, ndërsa në ndeshjet tjera  të javës së gjashtë  në Ligën e dytë takohen : 

 Kamjani – Detonit Plaçkovica, Kozhufi – Novaci, Euromilk – Bellasica, Pelisteri – Ohri, Makedonija  Gj.P – Rabotniçki dhe  AP Brera – Shkupi.

Advertisement

Të  gjitha  ndeshjet  fillojnë në ora  15:45.

 SHABAN SINANI  – TV KOHA

Exit mobile version