Site icon Tetova Expres

QMK – TETOVË: QINDRA THIRRJE NË 112 – ZJARRET “PUSHTOJNË” RAPORTIMET!

Linja emergjente 112 në Tetovë është përballur me fluks të madh denoncimesh gjatë korrikut dhe gushtit, kryesisht për shkak të zjarreve. Në gusht janë regjistruar qindra raportime për vatra zjarri, ndërsa krahas tyre qytetarët kanë denoncuar edhe raste që lidhen me shëndetin dhe sigurinë. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat bëjnë thirrje për përgjegjësi: 112 është numër emergjence, jo linjë për thirrje të panevojshme – sepse një telefonatë e rreme mund t’ia vonojë ndihmën dikujt që vërtet është në rrezik.

Qershori ishte si një “qetësi para furtunës” në Zyrën Rajonale të Qendrës për Menaxhim me Krizat – Tetovë, por Korriku dhe Gushti ndikuan që të “digjet” linja telefonike 112 dhe denoncimet e qytetarëve.

Kryefjalë e denoncimeve kanë qenë raportimet për zjarre. Në Korrik ka patur dhjetëra denoncime, por gushti shënoi rekorde me qindra lajmërime për vatra zjarri.

ARLINDA MUHAREMI – Udhëheqëse në QMK – Tetovë  Por, jo vetëm zjarret! Janë denoncuar edhe raste tjera që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Por, në të gjithë këtë punë që bëjnë punonjësit e shërbimit 112 në Tetovë, ata përballen edhe me dukuri jo të hijshme. Udhëehqësja Arlinda Muharemi nuk përjashtoi mundësinë e keqpërdorimit të numrit 112.

Advertisement

Por, nga kjo Qendër kanë edhe një thirrje. Të ndërgjegjësohen qytetarët se numri 112 është numër urgjence dhe nëse denoncojnë raste të natyrave të ndryshme të japin informacione sa më të sakta.

Numri 112 mbetet një pikë e parë kontakti në momentet kur rrezikohet jeta, shëndeti, siguria apo prona e qytetarëve. Por, për të qenë efikas, ky numër kërkon edhe përgjegjësi nga ata që e përdorin.

Çdo sekondë mund të jetë vendimtare për dikë që ndodhet në rrezik. Prandaj, qytetarët duhet ta përdorin 112 vetëm për raste urgjente, të shmangin thirrjet e panevojshme dhe gjatë raportimit të japin informacione të sakta, të qarta dhe sa më të plota.

Sepse një thirrje e panevojshme nuk është vetëm humbje kohe – mund të vonojë ndihmën për dikë që në atë moment vërtet ka nevojë për të. TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version