Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se vizita e Ursula von der Leyen i demaskoi, sipas tij, gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit për gjoja kërcënimin ndaj identitetit maqedonas. Kryetari i LSDM-së tha se mbajtja e shtetit në izolim rrezikon të ardhmen e tij dhe interesat e qytetarëve.
“Thoshte se identiteti është i rrezikuar dhe se do ta anulonim Marrëveshjen e Prespës. Dhe çfarë bëri ky njeri? Asgjë. Madje tha se Marrëveshja e Prespës është kryevepër e diplomacisë. Presidentja Gordana Siljanovska konfirmoi se Marrëveshja e Prespës e mbron identitetin tonë kombëtar. Nuk po përparojmë, kemi ngecur në vend. Mundësitë po kalojnë pranë nesh, ndërsa të rinjtë po largohen. Po zhytemi në varfëri. Le të mos ia humbë më kohën shtetit Hristijan Mickoski, sepse as nuk është patriot dhe as nuk mbron interesat kombëtare. Ja, këtë e konfirmoi edhe presidentja Fon der Leyen. Ai është thjesht një gënjeshtar që dëshiron të qëndrojë në pushtet”, tha kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe.
