Dje në ora 11:25 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Gallatë kanë privuar nga liria një 34-vjeçar nga fshati Vrapçisht. Gjatë një kontrolli në trafik, ajo është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Renault“ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
……Dje në ora 10:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale fshati Gurgurnicë – fshati Stençë të Tetovës, automjeti i udhëtarëve „Lada Niva“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 57-vjeçar nga fshati Sellarcë e Poshtme, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari i tij 21-vjeçar nga fshati Sellarcë e Poshtme, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Tetovë.
…… Dje në ora 16:26 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tetovë kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një raportimi paraprak nga bashkëshortja e tij 24-vjeçare se në shtëpinë familjare ka hedhur një send drejt saj dhe i ka shkaktuar lëndime. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje në ora 18:05 në rrugën „Marshall Tito“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 40-vjeçar nga fshati Roglë. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
…… Në ora 00:00 në fshatin Pallaticë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 20-vjeçar nga po i njëjti fshat për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodeksit Penal. Gjatë kontrollit ndaj tij janë gjetur dhe konfiskuar 15 paketime me marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.
