Maqedonia e Veriut pësoi disfatë 0:2 edhe nga Skocia në Shkup, duke thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve. Zvicra shënoi edhe fitoren e tretë kësaj radhe ndaj Sllovenisë 2-1 dhe kryeson tabelën ne 9 pikë.
Ndeshja e shtatë apo 630 minuta përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka të shënuar gol në ndeshjet ndërkombëtare. “Alarmi i kuq” që moti është ndezur kurse kriza e rezultateve vazhdon edhe pas humbjes nga Skocia në Shkup.
Seleksionuesi Sedloski nuk e ka ndërmend të dorëhiqet dhe thotë se nuk do të ndalet për të vazhduar procesin e nisur.
Me lojën dhe rezultatin nga ndeshja me Skocinë i pakënaqur ka mbetur edhe futbollisti Elif Elmas.
“Ishte shumë keq, realisht në këtë moment është vështir të flasësh,Skocia me meritë fitoi. Kjo është kjo momentalisht nuk di çka të them shumë rëndë moment shumë i vështire, Kjo është kjo. E di se momentalisht është vështirë për të gjithë lojtarët ashtu edhe për mua është vështirë. Duhet të mësojmë nga kjo, situatë e rëndë, gjendje e vështirë nga 7 ndeshje 7 disfata dhe zero gola të shënuar. Momentalisht duhet bërë diçka patjetër” deklaroi Elif Elmaz
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Zvicra ka shënuar fitore 2-1 ndaj Sllovenisë dhe i prinë tabelës me 9 pikë para Skocisë dhe Sllovenisë me nga 4 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit pa asnjë pikë të fituar.
Nesër zhvillohet raundi i katërt ku Zvicra në Lucern përballet me Maqedoninë e Veriut ndërsa Skocia është nikoqire e Sllovenisë.
SHABAN SINANI – TV KOHA

