Site icon Tetova Expres

ZGJEDHJET NË BËRVENICË: KONVENTA PROMOVUESE – VLEN SYNON KOMUNËN E 11-të!

Në shkollën fillore në Çellopek, VLEN prezantoi kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini  dhe planprogramin e tij për zhvillimin e komunës.

Gjatë fjalimit, drejtuesit e VLEN-it nuk e kanë fshehur synimin. Sipas tyre, me përvojën në pushtetin qendror dhe në drejtimin e 10 komunave, synojnë që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të.

Jakup Huseini mori mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, të aktivistëve dhe të gjithë neve, për t’i prirë Bërvenicës me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion, tha gjatë fjalimit bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti.

Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, gjatë fjalimit tha se vjen me një vizion të qartë dhe një planprogram konkret për infrastrukturën, ekonominë lokale, të rinjtë, mjedisin dhe transparencën.

Në Konventën promovuese të VLEN-it për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, përveç lidershipit të VLEN-it, morën pjesë ministra, deputetë, funksionarëve, aktivistë dhe të gjithë bashkëpunëtorët, që sipas VLEN, janë pjesë e kësaj fushate.

Advertisement
Exit mobile version