Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 05 Tetor

Dje në orën 21:20 dhe 21:55 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Ekipi Mobil “Task Force” pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona nga Tetova të moshës 20 dhe 50 vjeçare. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 20-vjeçarit  është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 50-vjeçarit është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresat përkatëse.

……Dje në orën 15:35 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente Gostivar është denoncuar se te ta për t’i ofruar ndihmë mjekësore është sjellë një i mitur 13-vjeçar nga fshati Debresh. Sipas denoncimit, ai lëndimet i ka pësuar gjatë rënies nga trotineti elektrik, me të cilin po ngaste nëpër fshat. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.

…….Dje në orën 15:15 në SPB Tetovë, një 82-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale Tetovë, mbesa e saj 17-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rasti.

…….Dje në orën 17:30 në DPB Gostivar, një 53-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 34.785 denarësh. Sipas denoncimit, pasi kishte publikuar një shpallje për shitjen e librave në një ueb-faqe të specializuar për shitje përmes aplikacionit celular, e ka kontaktuar një person i cili është prezantuar si qytetar nga Greqia, pas çka i ka dërguar një link për pagesën e pretenduar të mjeteve, ndërsa ai ka futur të dhënat nga karta e tij bankare dhe ka kryer autorizimin. Më vonë, ai ka vërejtur se nga llogaria e tij janë marrë paratë dhe ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rasti.

…….Dje në orën 18:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 45-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga një 52-vjeçar nga Tetova se më 30.09.2026 ka shqetësuar vajzën e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rasti, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Advertisement

Dje në orën 23:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 35-vjeçare nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj 19-vjeçare. Siç ka denoncuar e bija, ajo e kishte lënë pas dore dhe keqtrajtuar foshnjën e saj dhjetëmuajshe. Janë njoftuar Prokurori Publik dhe Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rasti, ndaj saj do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

……Dje në orën 22:00 në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 41-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga nëna e tij 63-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe alkotestit të kryer, tek ai janë matur 1,76 promilë alkool në organizëm. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Exit mobile version