Java e e 9-të dhe e fundit e rrethit të pare të sezonit vjeshtor është caktuar të zhvillohet me 10, 11 dhe 12 tetor.
Të shtunën me 10 tetor në program dy ndeshje, në Kavadar me fillim në ora 12:00 do të përballen Tikveshi – Bregallnica dhe në Gostrivar me fillim në ora 13:00 takohen Arsimi – Sileksi .
Dy ndeshje do të zhvillohen të dielën. Në Çair, në mesditë, takohen Shkëndija e Haraçinës – Shkëndija e Tetovës, ndërsa në ora 15:00 në stadiumin “Hekurana” në Lagjen Autokomandë takohen Skopje – Vardari.
Java e 9-të mbyllet të hënën me ndeshjen Bashkimi – Struga Trim Lum me fillim në ora 15:00 në Kumanovë .
Kujtojmë se pas tetë xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Shkëndija me 19 pikë e ndjekur nga Struga Trim Lum me 17 dhe Vardari me 14 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA

