Site icon Tetova Expres

“NAPREDOK”: DHJETË RROGA TË PAPAGUARA – PROCESI GJYQËSOR NË VENDNUMËRO!

Vazhdon golgota e punonjësve të ish-shtypshkronjës “Napredok” Tetovë, në përpjekjen e tyre për t’i marrë rreth dhjetë pagat e papaguara.

Në Gjykatën e Tetovës është shtyrë sërish seanca gjyqësore, e cila duhet të nisë pas kallëzimit penal të parashtruar nga punonjësit, me qëllim që të realizojnë pagesën për punën e tyre në këtë shtypshkronjë.

Seanca e radhës është caktuar për 3 nëntor në ora 11.30. Arsyeja është se avokatët e pronarit kishin kërkuar nga Gjykata që të përjashtohet gjykatësi, thanë punonjësit e ish-Shtypshkronjës “Napredok”.

ZHIVKA DIMOVSKA – Ish punonjëse në “Napredok”

“Tashmë tre vite që vijmë tek këto dyer dhe seancat anulohet. Ekziston rreziku që të vjetërohet lënda, nuk e dijmë saktësisht datën se kur dhe si. Ata thonë se pronari është fajtor dikush tjetër se Drejtori i firmës është fajtor kurse ne punëtorët vuajmë kurse rrogat neve askush nuk na i jep. Duhet të dakordohen mes tyre se kush do t`i paguajë, neve kjo nuk na intereson dhe as që mund të akuzojmë dikend. Ne nuk e dijmë se kush është fajtori. Ne kërkojmë rrogat dhe aq”

Advertisement

Ndryshe, Punonjësit ngritën kallëzim penal kundër drejtuesve/pronarit, pasi shtypshkronja me 76 vjet traditë ndërpreu përfundimisht punën, duke lënë dhjetëra punëtorë pa punë dhe me disa paga mujore të papaguara.

Punëtorët, përmes përfaqësuesve të tyre sindikalë, në vazhdimësi kanë ngritur shqetësimin në media, duke kërkuar një epilog më të shpejtë, në mënyrë që më në fund të mund të arkëtojnë pagesën për punën e tyre shumëvjeçare.

Shtypshkronja “Napredok” e Tetovës përfundimisht u mbyll në vitin 2024.

E themeluar në vitin 1948, ajo ishte një ndër shtypshkronjat e para në Maqedoni dhe për dekada me radhë ishte një lloj simboli i Tetovës.

Në vitin 2006, shtypshkronjën e mori në pronësi shtëpia botuese “Prosvetno Delo”, e cila vendosi ta likuidojë, pa dhënë shpjegim se përse.

Advertisement

Për ish-shtypshkronjën “Napredok” ndërkohë po zhvillohet edhe procedurë falimentimi. TV KOHA

Exit mobile version