Maqedonia e Veriut sonte zhvillon ndeshjen e katërt Liga B në grupin B1 të UEFA Konferencë Ligës kundër Zvicrës në Lucernë. Në paraqitjen para medieve trajneri Sedlloski dhe futbollisti Visar Musliu shprehen optimist për një paraqitje më të mirë
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll në kuadër të raundit të katërt të edicionit të ri UEFA Liga e Kombeve sonte do të përballet sërish me Zvicrën vetëm dhjetë ditë pas ndeshjes në Shkup ku zviceranët fituan 0-3. Reprezentacioni ynë nga dita e djeshme ndodhet në Lucernë ku mbrëmë ka zhvilluara seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes së sontme, ndërkaq para seancës stërvitore është mbajtuar press konferenca zyrtare ku para me dieve kanë flur seleksionuesi Goce Sedlloski dhe futbollisti Visar Musliu
Trajneri Sedlloski edhe njëherë ka potencuar se çfarë kombëtare dhe çfarë futbollistësh ndërsa sot do të lujanë futbollistë cilësore ka zvicra Goce Sedlloski pret një reagim nga skuadra dhe një performancë më të mirë se në ndeshjen e parë.
“ E dimë se çfarë përfaqësueseje është Zvicra dhe me çfarë lojtarësh disponon. Duhet t’i korrigjojmë gabimet nga ndeshja e parë. Në fushë do të dalim për të dëshmuar se dimë t’i zgjidhim problemet që i patëm, me lojë kolektive dhe duke luftuar njëri për tjetrin. Zvicra është një superfuqi, por ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për të luajtur një ndeshje, por për të bërë diçka. Duam një ndeshje të mirë dhe të gëzohemi pas humbjeve që i patëm“, deklaroi Sedlloski..
Futbollisti Visar Musliu pret angazhim maksimal ekipor nga përfaqësuesja e Maqedonisë kundër njërit prej kundërshtarëve më cilësorë në grup.
„’Nuk dyshoj ’Zvicra nuk është vetëm një përfaqësuese e fortë në aspektin ofensiv, por ka cilësi nga portieri deri te sulmuesi. Nuk mund të flasim vetëm për mbrojtjen, sepse do të na duhet lojë ekipore, nga sulmuesi deri te portieri. Të gjithë duhet të kontribuojmë në fazën e mbrojtjes nëse duam të jemi të suksesshëm“, thotë Musliu.
Ndeshja Zvicër – Maqedoni e Veriut zvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në Lucern, ndërsa po në të njëjtën kohë zhvillohet edhe ndeshja Skoci – Slloveni

