Dje në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 69-vjeçar nga Gostivari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të kryer në bazë të urdhëresës gjyqësore, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator me 17 fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe disa kuti me gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në orën 18:00, 22:15 dhe 23:20, zyrtarë policorë të ekipit mobil “Task Force” pranë DPB Gostivar dhe SPB Tetovë kanë privuar nga liria tre persona, dy nga Gostivari si dhe një nga Tetova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, të kryer me urdhëresë gjyqësore, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me marijuanë. Gjatë kontrollit te personi tjetër është gjetur dhe sekuestruar marijuanë. Ndërsa, gjatë kontrollit te personi I tretë është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen parashtresat përkatëse.
…….Dje në orën 10:30 në SPB Tetovë, një 38-vjeçar nga fshati Tenovë i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 09:30, pas përfundimit të një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Tetovë, në korridor dhe në hapësirën e parkimit para gjykatës, është sulmuar fizikisht nga tre persona nga fshati Sellarcë e Epërme e Tetovës dhe një nga fshati Xhepçisht i Tetovës, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe i kanë dëmtuar një pjesë të sendeve personale. Më pas, në orën 11:20, personat janë paraqitur vetë në stacionin policor, me ç’rast me ta janë zhvilluar biseda zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në orën 15:15 në SPB Tetovë, një 36-vjeçar nga Tetova ka raportuar se rreth orës 13:00 në hapësirën e parkimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, një person ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 15:40 në Stacionin Policor Tearcë është raportuar se në fshatin Sllatinë ka shpërthyer një zjarri në të cilin janë përfshirë objekte në pronësi të një firme private të një 57-vjeçari nga fshati Sllatinë e Tetovës, si dhe një automjet transportues, një kontejner kamioni dhe një ambient ndihmës me material ndërtimor dhe mjete pune, pronë e një 72-vjeçari nga i njëjti fshat. Zjarri është fikur nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit nga Leshka, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Ekipi i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
……Dje në orën 16:15 në SPB Tetovë, dekani dhe sekretari të Fakultetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës kanë raportuar se rreth orës 11:40 në zyrën e dekanit ka ardhur një ish-studenti nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës dhe i ka lënë një letër me përmbajtje kërcënuese drejtuar profesorëve të fakultetit, e më pas është larguar. Po merren masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 12:10 në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 62-vjeçar nga fshati Vrapçisht. Gjatë kontrollit të automjetit motorik transportues “Fiat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi. Automjeti i është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
……Dje në Stacionin Policor Rostushë, një vajzë 17-vjeçare nga rrethina e Gostivarit, në prani të prindit, ka raportuar se gjatë periudhës së kaluar ka marrë kërcënime dhe është maltretuar fizikisht e psiqikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor 23-vjeçar, nëna e tij 53-vjeçare dhe motra e tij 15-vjeçare, të gjithë nga një fshat i Gostivarit. Po këtë ditë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Rostushë kanë privuar nga liria djalin, nënën dhe të miturën, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi përkatëse.
…….Dje në orën 16:30 në Stacionin Policor Gostivar, një 17-vjeçar nga fshati Dobërdoll ka raportuar se rreth orës 13:00 para një objekti hotelerik në rrugën “Ilinden” në Gostivar, ai dhe shokët e tij janë sulmuar nga një grup i presonave të mitur, me ç’rast janë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për identifikimin e pjesëmarrësve dhe për zbardhjen e ngjarjes.
……Dje në orën 18:00 në DPB Gostivar është raportuar se në një rrugë malore në fshatin Gjonovicë e Epërme ka ndërruar jetë një 62-vjeçar nga fshati Zhelezna Rekë. Sipas deklaratës së personit me të cilin po lëvizte, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka rënë. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Dje në orën 23:45 në DPB Gostivar, një 40-vjeçar nga fshati Debresh ka raportuar se rreth orës 21:30 në fshatin Vranjoc, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur tjerë, të cilët kanë përdorur sende metalike dhe të forta. Po merren masa për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e rastit.
…….Dje në orën 22:25 në rrugën Tetovë – Gostivar, automjeti i udhëtarëve “Audi” me targa të Dibrës, i drejtuar nga një 28-vjeçarnga Dibra, ka dalë nga rruga. Në aksident, pasagjeri 18-vjeçar ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar, ndërsa shoferi dhe dy pasagjerët e tjerë të moshës 18 dhe 19 vjeçare, të gjithë nga Dibra, për shkak të peshës së lëndimeve janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku gjatë egzaminimeve plotsuese tek njëri janë konstatuar lëndime të rënda trupore kurse tek tjetri janë konstatuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
…….Pas mesnate në orën 03:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit. Ai është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se në shtëpinë e saj e ka sulmuar fizikisht e verbalisht dhe i ka drejtuar kërcënime. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në orën 16:50, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 39-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “vjedhje” të një telefoni celular, e raportuar po të njëjtën ditë nga një qytetar nga Gostivari. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresa përkatëse.
……Dje në orën 11:00 në SPB Tetovë, nga Qendra për Punë Sociale Tetovë është raportuar se në periudhën prej orës 08:00 deri në 08:30 me një mjet të mprehtë është kryer dëmtim i gomave të përparme dhe të pasme të automjetit zyrtar “Pezho” me targa të Tetovës, i cili ka qenë i parkuar në parkingun e institucionit. Gjithashtu, është e mundur të ketë dëmtim edhe të një gome të automjetit të udhëtarëve “Dacia” me targa të Tetovës, pronë e institucionit, i cili po ashtu ka qenë i parkuar para hyrjes së ndërtesës, e i cili për shkak të nevojave urgjente është nisur drejt Shkupit, me ç’rast shoferi ka vërejtur se njëra gomë ishte shfryrë dhe e ka ndërruar atë. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbulimin e kryerësve dhe zbardhjen e plotë të rastit
