Site icon Tetova Expres

LIGA E KOMBEVE: FITORE ME VUAJTJE PIKË PËR SHQIPËRINË

Kombëtarja shqiptare regjistroi një tjetër fitore në shtëpi në UEFA Liga e Kombeve  duke mposhtur San Marinon 2-1. Kuqezinjtë fituan me vuajtje dhe falë dy golave të Kristjan Asllanit, arritën të marrin tri pikë të rëndësishme, që e rikthejnë Shqipërinë në vendin e parë të grupit C1 pas katër ndeshjesh.

Shqipëria ka shënuar fitore 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve, në kuadër të Ligës C, Grupit 1.

“Kuqezinjtë” e nisën  ndeshjen në mënyrë të mirë dhe kanë krijuar disa mundësi shënimi.

Epërsia ka ardhur në minutën e njëmbëdhjetë, kur Kristjan Asllani ka realizuar me një gjuajtje të fortë nga distanca.

Kuqezinjtë vazhduan  dominimin në  lojë  por  nuk  arritën të konkretizojnë rastet, por  nga ana  tjetër San Marino shfrytëzoi  një  rast  për të barazuar  rezultatin në  minutën e 66-të.

Advertisement

Por  fitorja  e  Shqipërisë erdhi  në  minutat  shtesë  arbitri  tregoi  penalti  për  Shqipërinë të  cilën e realizoi  Kristijan Asllani  për  epilogun përfundimtar  2-1 për  Shqipërinë

Me këtë fitore, Shqipëria është ngjitur në krye të Grupit C1, ndërsa San Marino mbetet në fund pa pikë.

Në ndeshjen  tjetër  të  këtij  grupi Bjelllorusia  mundi Finlandën  1-0.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version