Një epokë e artë e futbollit ka marrë fund. Lionel Messi ka zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Kapiteni argjentinas i jep lamtumirën kombëtares, me një karrierë të kurorëzuar me dy Kupa të Amerikës dhe titullin e kampionit të botës në Katar.
Një natë emocionuese në Buenos Aires shënoi fundin e një prej epokave më të mëdha në historinë e futbollit. Lionel Messi zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren e Argjentinës.
„Gauçosët“ shënuan fitore 3:0 ndaj Beninit, në stadiumin e mbushur plot „Estadio Monumental“, përpara 85 mijë tifozëve.
Messi asistoi Nicolás Otamendin dhe Pazin për dy golat e parë, ndërsa në minutën e 71-të ishte vetë ai që shënoi golin e tretë nga pika e bardhë.
Gjatë karrierës së tij të pasur me kombëtaren, Messi regjistroi gjithsej 208 paraqitje zyrtare me fanellën bardhekaltër.
Si lider i vendit të tij, kapiteni argjentinas shënoi 126 gola. Përveç rendimentit të jashtëzakonshëm në shënim, legjenda e futbollit regjistroi edhe 69 asistime për bashkëlojtarët e tij.
Messi arriti të fitojë trofeun e Kupës së Amerikës në vitet 2021 dhe 2024, si dhe titullin e kampionit të botës në Katar në vitin 2022.
Bota e futbollit i jep lamtumirën me respekt të thellë rrugëtimit të tij të paharrueshëm me kombëtaren.
Argjentina do t’i festojë përgjithmonë momentet e shkruara me idhullin e saj më të madh sportiv.
