Site icon Tetova Expres

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA E 76-ta, POZICION HISTORIK

Në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuara pas përfundimit të ndeshjeve të shtatorit dhe tetorit, Spanja kryeson renditjen, Shqipëria  e 66-ta, Maqedonia e Veriut e  71-ta, ndërsa Kosova e 76-ta.

 FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare. Renditjen  e kryeson  Spanja,  e ndjekur  nga  Argjentina , Franca, Anglia  dhe  Portugalia, ndërsa  në 10-të kombëtaret  me të mira  janë edhe  Brazili, Maroku, Belgjika , Holanda  dhe Meksika,

Sa i përket reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, shkaku i rezultateve  të  dobëta në ciklin shtator/tetor, ka bërë që ketë rënie prej dy vendesh në renditjen e FIFA-s, ku aktualisht ndodhemi në pozicionin e 71-të. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut  në katër ndeshjet e Ligës B  pësoi  po aq  disfata   ndërsa  golaverazhi ishte  0-10.

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një përmirësim të lehtë në klasifikim dhe janë ngjitur me një pozicion, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 66-të në botë. Lëvizja vjen pas rezultateve të fundit të Kombëtares shqiptare. Në fokus është edhe Kosova, e cila ka arritur një pozicion historik në klasifikimin e FIFA-s. “Dardanët” janë ngjitur me dy vende, duke u pozicionuar në vendin e 76-të.  Që është pozicioni më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga Kosova në renditjen botërore të FIFA-s, duke vendosur kështu një tjetër pikë referimi në historinë e përfaqësueses.

Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan kreun pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Kampionët e Evropës vazhdojnë të mbajnë distancën nga rivalët në pjesën e sipërme të renditjes.

Advertisement
Exit mobile version