Site icon Tetova Expres

BIBLIOTEKA E TETOVËS ORGANIZON KONFERENCËN E PARË NDËRKOMBËTARE TË BIBLIOTEKARISË

Biblioteka e Tetovës organizon Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Bibliotekarisë, me temën “Ura drejt dijes: diversiteti, dialogu dhe inovacionet në bibliotekat bashkëkohore”, një ngjarje e rëndësishme që tubon profesionistë dhe përfaqësues të bibliotekave nga vendi dhe rajoni.

Krahas Bibliotekës së Tetovës si organizatore e Konferencës marrin pjesë edhe përfaqësues nga Biblioteka të shumë qyteteve të vendit, kurse epitetin “ndërkombëtar” kësaj Konference ia jep pjesëmarrja e Bibliotekave nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës.

Konferenca synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për diskutim, shkëmbim përvojash dhe prezantim të praktikave të reja në fushën e bibliotekarisë.

Në fokus do të jenë roli i bibliotekave në shoqërinë bashkëkohore, promovimi i librit dhe leximit, zhvillimi i shërbimeve bibliotekare dhe sfidat me të cilat përballen institucionet e dijes në kohën e transformimit digjital.

BINAS PAJAZITI – Drejtor i Bibliotekës së Tetovës Për Bibliotekën e Tetovës, kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit profesional dhe forcimit të lidhjeve me institucionet e ngjashme në rajon.

Advertisement

Njëkohësisht, ajo synon të rrisë rolin e bibliotekës si hapësirë e dijes, kërkimit shkencor, edukimit dhe jetës kulturore.

Këtë e potencoi edhe Ministri I Kulturës, Sedat Sulejmani, i pranishëm në hapje të këtij eventi.

Me këto iniciativa, Biblioteka e Tetovës synon të forcojë praninë e saj në jetën kulturore dhe akademike, duke krijuar mundësi të reja për profesionistët, studiuesit dhe të gjithë ata që e shohin librin dhe dijen si shtylla të zhvillimit shoqëror. TV KOHA

Exit mobile version