Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një arushë duke kaluar nëpër fshatin Dobërdoll.
Pamjet janë publikuar nga faqja në Facebook me emrin “Dobërdoll Gostivar (Lugina e Mirë)” që mbase është edhe faqe zyrtare për informimin e banorëve të Dobërdollit.
Nga kjo faqe ju bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes, të mos i afrohen kafshës dhe të mos tentojnë ta ushqejnë apo ta shqetësojnë nëse e shohin.
Shqetësimi për banorët e Dobërdollit bëhet më I madh, pasi për herë të dytë raportohet se është parë ariu në rrugën pranë Shkollës Fillore “Sali Lisi”.
Rasti i përsëritur në të njëjtën zonë kërkon kujdes dhe vëmendje të shtuar nga banorët, veçanërisht për shkak të afërsisë me shkollën.
Banorëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë zonë dhe të raportojnë çdo informacion të rëndësishëm tek institucionet përkatëse.
Njëkohësisht, apelohet që të mos përhapen informacione të pakonfirmuara dhe të shmangen përfundimet e nxituara pa verifikimin e fakteve.
Kujdes dhe vigjilencë! Banorët ftohen të jenë të vëmendshëm dhe të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë e komunitetit, thuhet në njoftimin e zyrtarëve të Dobërdollit.
