Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 14 Tetor

Dje, në ora 13:00, në SPB Gostivar, nga Ndihma Mjekësore Urgjente Gostivar ka raportuar se tek ata është sjellë me lendime të rënda trupore një 71-vjeçar nga Gostivari. Sipas raportimit, ajo është rrëzuar duke pastruar ballkonin e një ndërtese në rrugën “Nikolla Parapunov” dhe ka pësuar lendime. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ajo është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore. Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.

……..Dje, në ora 14:00, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 20-vjeçar nga Tetova. Paraprakisht, një 24-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, kishte raportuar se rreth orës 10:20, pas një keqkuptimi paraprak në trafik, ai ishte përpjekur ta sulmonte me mjet të mprehtë, me ç’rast i kishte dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

…….Dje, në ora 19:20, në rrugën e “Shtipit” në Tetovë, nëpunës policorë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një raportimi paraprak nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare se për një periudhë më të gjatë e kishte fyer, shqetësuar, kurse gjatë ditës edhe e kishte sulmuar fizikisht. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

…….Pas mesnate, në ora 01:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Dobrosht, një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 20-vjeçar A.M. nga fshati Tearcë i Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident me lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i tij nga fshati Tearcë i Tetovës, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektim nga ekipi i ekspertizës i SPB Tetovë.

…….Pas mesnate, në ora 01:00, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria njw 26-vjeçar nga Kërçova. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “BMV” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte dhe pas verifikimit të kryer është konstatuar se ai e drejtonte automjetin megjithëse kishte të shqiptuar ndalesë aktive për drejtim automjeti. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Advertisement
Exit mobile version