“Një kontrollë sot, një jetë më shumë nesër” me këtë moto, kuvendi studentor i Universitetit të Tetovës ka organizuar panel diskutimi për ndërgjegësimin e gjinisë femërore ndaj kancerit të gjirit. Gjinekolog, hirurgë, psikolog dhe radiolog u mblodhën në amfiteatrin e UT-së për të dhënë shpjegime dhe këshilla të ndryshme. Gent Kurtishi thotë se qëllimi është dhënia e mbështetjes ndaj atyre grave që janë të prekura nga kjo sëmundje, duke u treguar kështu se nuk janë vetëm.
Onkologu Argjend Imeri tha se kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta malinje te gratë, andaj kontrollet dhe detektimi i hershëm është mëse i nevojshëm.
Diagnostifikimi i hershëm mund të shërojë sëmundjen 100%, ndërsa te faza e vonshme të detektimit mjekimi është më i vështirë.
Në Maqedoni të Veriut çdo vit diagnotifikohen rreth 1000 gra me kancer të gjirit ndërsa rreth 470 në vit humbin jetën si pasojë e detektimit shumë të vonshëm të sëmundjes.
