Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, nga Bërvenica foli për investimet e planifikuara në komunë nën drejtimin e kryetarit të komunës, Stojanço Radiçevski duke premtuar 114 milionë denarë për projekte infrastrukturore në një periudhë të shkurtër kohore.
ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI – VMRO-DPMNE
“Ta zhvillojmë Komunën e Bërvenicës në drejtimin në të cilin kemi nisur të ecim pas fitores në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, por edhe gjatë periudhës paraprake, përgjatë katër viteve të mëparshme. Po investojmë shumë në Komunën e Bërvenicës dhe, me mbështetjen e kryetarit të ri të komunës, të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, projektet do të vazhdojnë të realizohen.
Përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim së bashku me kandidatin Arkin Jahijin takuan mbrëmë banorët e Çellopekut, duke kërkuar mbështetje për një Bërvenicë më të mirë për të gjithë qytetarët.
ARKIN JAHIJI – AKI
“Sonte ishim në Çellopek së bashku me përfaqësuesit e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim: Erkan Arifi, Ridvan Ibraimi, Faton Ahmeti, Nebi Rexhepi dhe Emir Sulejmani. Çdo takim me banorët na kujton pse jemi këtu: për një Bërvenicë më të mirë për secilin qytetar. Energjia në fshat flet vetë, dita e fitores po afrohet! Bashkë për Bërvenicën! Bashkë për Çellopekin! Bashkë drejt fitores së madhe” ka shkruar Arkin Jahiji në Facebook.
Jakup Huseini, së bashku me përfaqësuesit e VLEN-it, takoi mbrëmë banorët e Radiovcës, duke shprehur optimizëm për mbështetjen dhe garën zgjedhore që po zhvillohet në Bërvenicë.
JAKUP HUSEINI – VLEN
“Si çdo vend, edhe në Radiovcë ndihet aroma e fitores! Së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasamin, deputetin Adnan Azizi dhe aktivin politik të VLEN-it, takuam banorët e Radiovcës, të cilët na pritën me entuziazëm dhe na dhanë edhe më shumë motiv për garën që po e çojmë drejt 18 tetorit. Energjia është në rritje, mbështetja po shtohet dhe numri 4 po bëhet zgjedhja e ndryshimit në Bërvenicë! Radiovcë, faleminderit për këtë pritje!”
Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jovica Radeski, premton funksionalizimin e sistemit të ujitjes në Miletinë, i cili, sipas tij, prej dekadash nuk funksionon dhe prek rreth 80% të tokave bujqësore të komunës.
JOVICA RADESKI – LSDM
“Sot jemi në Miletinë, për të folur për një problem që i tangon shumë qytetarë për një kohë të gjatë. Ky sistem me dekada nuk funksion fare ndërsa prek thuajse se 80% të tokave bujqësore në këtë komunë. Si kandidat për Komunën e Bërvenicës, ju garantoj se do të funksionalizojmë këtë, me motorë dhe pompa.”
Rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërveniës pritet të mbahet më 18 tetor, ndërsa nëse asnjë kandidat nuk siguron 50% të votave, rrethi i dytë do të mbahet më 1 nëntor.
