Pesë ndeshje të xhiros së tetë do të zhvillohen të shtunën me fillim në 14:30, ndërsa takimet e së dielës Kamjani – Kozhufi fillon në ora 14:30 ndërsa AP Brera – Bellasica fillonë në ora 18:00.
Kampionati në Ligën e dytë vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor ku në program janë disa ndeshje mjaft tërheqëse.
Të shtunën në stadiumin e Qendrës sportive në Tetovë, ekipi i Teteksit pas dy fitoreve të njëpasnjëshme është nikoqire e Detonit Plaçkovica .
Ndërsa të dielën ekipi debutues në Ligën e dytë, KF Kamjani, me trajnerin e ri Labinot Musliun do të pret ekipin Kozhufit nga Gjevgjelia.
Në prononcimin e tij të parë si trajner i Kamjanit Labinot Musliu premton punë, disiplinë dhe suksese.
“Faleminderit kryesisë klubit për besimin e dhënë. Dita e dytë e imja në stërvitje pas prezantimit tre ditë më pare. Premtoj shumë punë, premtoj shumë disipline, premtoj shumë angazhim, premtoj shumë disipline në fushë , në stërvitje, disipline taktike shummë angazhuan dhe mbi të gjitha dashtë zoti që bashkë me lojtarët sepse ata janë faktori kryesor I këtij proces, në fund të çdo ndeshje të korrim rezultate sa ,më pozitive” deklaroi trajneri Labinot Musliu
Për ndeshjen e së dielës kundër Kozhufit, Musliu thotë se nuk do të ketë ndryshime në formacion dhe në stilin e lojës, por kërkon vetdisiplinë të nivelit të lartë.
“Duke pasur para sysh se koha për përgatitjen e ndeshjes është e limituar do të thotë vetë katër stërvitje kam në dispozicion për të përgatitur ekipin. Premtoj që nuk do të ketë shumë ndryshime për këtë ndeshje në kuptim të taktikave , të formacionit, të qasjes. Sepse as nuk mund ta b kuptojnë as nuk mund ta ndryshojnë sepse është koha e limituar E dini se në futboll duhet hapësirë kohë . Premtoj që bashkë me lojtarët do të japim më të mirën do të luftojmë për çdo top, për çdo pjesë të fushës do të bëjmë më të mirën ne si staf në aspektin taktik dhe e di që lojtarët do të japin maksimumin për të korrur fitore” tha trajneri Musliu
Në ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën me fillim në ora 14:30 takohen: Teteksi – Detonit Plaçkovica, Euromilk – Novaci, Makedonija Gj.P – Ohri, Rabotniçki – Shkupi, dhe Pelisteri – Osogova.
Ndërsa të dielën ,e fillim në ora 14:30, takohen Kamjani – Kozhufi dhe në orën 18:00 AP Brera – Bellasica.
SHABAN SINANI – TV KOHA

