Tre fitore të ekipeve vendase në barazim, një fitore e ekipit mysafir me 24 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e tretë rajoni i gjashtë. Ndeshje Reçica – Luboteni është anuluar për shkaqe objektive.
Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e shtatë në Ligën e Tretë – Perëndim, ku fitore të sigurta kanë regjistruar Korabi kundër Gradecit 9-0, Gostivari kundër Jehonës në transfertë 0-7, ndërsa Drita ka regjistruar fitore minimale 1-0 kundër Cetinskës por me tre pikë mbanë hapin në krye të tabelës.
Fitore të ngushtë 3-2 ka regjistruar edhe Dobroshti kundër Vardarit të Bërvenicës.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim është Lirija –Skënderbeu 1-1.
Takimi Reçica – Luboteni për shkaqe objektive është anuluar për javën e ardhshme.
Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryesojnë Gostivari, Drita dhe Dobroshti me nga 13 pikë .
Java e e tetë zhvillohet të dielën me fillim në ora 14:30, takohen :
Cetinska- Lirija (ora 16:00), Luboteni – Drita, Gostivari – Reçica, Vardari – Jehona, Gradeci – Dobroshti dhe Xhepçishti – Korabi.
