Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 17 Tetor

Dje në SPB Tetovë janë denoncuar tre tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026 në objekte fetare në zonën e qytetit. Në objektin fetar “Firdeus” në rrugën “Jasht Vardarit”, në periudhën nga 16.10.2026 deri më 17.10.2026, një autor i panjohur, duke përdorur forcë fizike, ka hapur me dhunë dritaren e bodrumit dhe është përpjekur të hapë derën e bodrumit, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Në “Xhaminë e Madhe” në rrugën “Çarshia e Epërme”, rreth orës 05:30, një person ka hyrë në objekt, është përpjekur të gjejë çelësin, e më pas me një mjet metalik është përpjekur të dëmtojë dhe hapë derën, pas së cilës është larguar. Në xhaminë “Eski” në rrugën e “Probishtit”, personi përgjegjës nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur është përpjekur të hapë dhe ka dëmtuar sefin metalik, i cili është gjetur i lëvizur nën karrige. Pas masave operative të ndërmarra nga nëpunësit policorë nga SPB Tetovë, më 17.10.2026 në orën 12:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është privuar nga liria një 35-vjeçar nga fshati Jellovjan, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë” të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

…….Dje në orën 22:55, në DPB Gostivar është denoncuar se në fshatin Banjicë e Poshtme ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 59-vjeçar nga Gostivari, ka dalë nga rruga duke u përplasur në një mur betoni. Në orën 23:00, nga ana e mjekut kujdestar është konstatuar vdekja. Inspektimin ne vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar në koordinim të Prokurorit Publik, me urdhër të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

…….Dje në orën 12:30, në Stacionin Policor Tearcë, një 41-vjeçar nga fshati Përshevcë ka denoncuar se pranë lumit Bistrica, në atarin e po atij fshati, ka gjetur një trup pa shenja jete. Pas denoncimit, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konfirmuar se bëhet fjalë për një 87-vjeçar nga fshati Përshevc. Nga ana e mjekut në orën 12:45 është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Përndryshe, personi paraprakisht ishte denoncuar si i zhdukur po atë ditë në orën 02:00 nga ana e djalit të tij, sipas të cilit në orët e para të mëngjesit të dates 16.10.2026 ishte larguar në drejtim të panjohur nga shtëpia e tyre familjare në fshatin Përshevc. Në vendin e ngjarjes, në prani të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, mjekut të mjekësisë ligjore dhe ekipit hetimor nga SPB Tetovë, është kryer shikim i vendit të ngjarjes për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

……Dje në orën 14:40 në DPB Gostivar, një 35-vjeçar nga fshati Trnovë ka denoncuar se rreth orës 12:30 në rrugën e “Ballindollit”, gjatë prerjes së druve, pas një fjalosje verbale paraprake është sulmuar fizikisht nga një qytetar nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

………Sot në mëngjes në orën 03:30 në SPB Gostivar, një 40-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 02:00 në një kazino në rrugën “JNA” është sulmuar fizikisht nga punonjësi 53-vjeçar. Sipas denoncimit, pas një fjalosjeje verbale punonjësi e ka nxjerrë jashtë dhe më pas e ka sulmuar fizikisht, ndërkohë që paraprakisht, po atë ditë në orën 01:30, nga Qendra Mjekësore Gostivar ishte denoncuar se tek ata me lëndim të rëndë trupor është pranuar një 53-vjeçar nga Gostivari, i punësuar në të njëjtën kazino. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, me automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Po meren masa për ybardhjen e plotë të rastit.

Advertisement

…….Pas mesnate në orën 01:15, gjatë një kontrolli aksional në një objekt gastronomik në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, nga ana e nëpunësve policorë janë privuar nga liria tre shtetas të huaj nga Republika e Turqisë të moshës 20, 39 dhe 42-vjeçare, për shkak të qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të qëndrimit në vend. Ata janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtejshme.

……..Dje në orën 23:40, gjatë një kontrolli aksional në një objekt në rrugën “Ilinden” në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 52 vjeçar nga Tetova. Personi ka refuzuar të legjitimohet, nuk ka pasur dokumente personale, nuk i është bindur urdhrave policorë të dhëna gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe është sjellë në mënyrë agresive. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtejshme dhe nadj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Exit mobile version