Mbi 93% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të moshës 15 deri në 74 vjeç kanë përdorur internetin gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare, 91,2% e amvisërive kanë qasje në internet nga shtëpia, ndërsa 81,2% e qytetarëve e përdorin atë disa herë në ditë.
Gjithashtu, 81,2% e qytetarëve kanë blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit gjatë 12 muajve të fundit. Përdorimet më të shpeshta përfshijnë telefonatat dhe video-thirrjet, si dhe komunikimin përmes aplikacioneve Viber, WhatsApp dhe Messenger.
